Muriqi reagon sërish pas çmimit të FFK-së: Do të punoj çdo ditë ta nderoj vendin tim

Vedat Muriqi e ka fituar çmimin kryesor të shtunën në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2022” që u organizua nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Sulmuesi i Mallorcas ka fituar çmimin “Fadil Vokrri” dhe është shpallur lojtari më i mirë kosovar për vitin 2022.

28-vjeçari nga Prizreni ka reaguar në Tëitter rreth çmimit të fituar nga shtëpia e futbollit kosovar.

Nëpërmjet një postimi, Muriqi ka shkruar se do të punoj shumë gjatë karrierës së tij për ta nderuar vendin e tij.

“Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam përzgjedhur si “Futbollisti i Vitit” për herë të 2-të në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Lauretaes of the Year”. Në çdo aspekt të karrierës sime do të punoj më shumë çdo ditë për të nderuar vendin tim dhe sportistët e rinj që më idhullojnë”, ka shkruar Muriqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *