Muriqi pushoi krejt javën dhe u kthye sot në stërvitje, i gatshëm për Real Madridin

Vedat Muriqi që nuk stërviti gjatë gjithë javës, sot është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së Mallorcas. Sulmuesit iu dha pushim pasi u vlerësua si i lodhur pas ndeshjes ndaj Celta Vigos më 6 mars.

Pushimi iu dha në mënyrë që të rikuperohej fizikisht dhe psikologjikisht për të mbërritur i freskët për përballjen e së hënës ndaj Real Madridit.

Gjatë pushimit, reprezentuesi i Kosovës iu nënshtrua edhe një trajtimi të rikuperimi për të mos lejuar që të pësonte një dëmtim muskulor që do të ishte fatale për skuadrën spanjolle në këtë moment, pasi Mallorca është plotësisht e varur nga 27-vjeçari në sulm, i cili ka shënuar dy gola që kur u transferua te kjo skuadër në janar.

Sipas mediave spanjolle, Mallorca është përgatitur plotësisht për ndeshjen e së hënës me synimin për ta përsëritur rezultatin e dy viteve më parë, kur mposhti Real Madridin në “Son Moix”.

Nëse nuk ka lëndime të papritura, Mallorca të hënën mund të fillojë me këtë formacion: Sergio Rico, Maffeo, Valjent, Raillo, Jaume Costa, Baba, Antonio Sanchez, Dani Rodriguez, Kubo, Angel dhe Muriqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *