Sipas raportimeve në mediat spanjolle, Mallorca ka marrë një vendim për të ardhmen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit.
Muriqi është huazuar nga Lazio në janar teMallorca, me këta të fundit që kanë mundësi blerjen e kartonit në fund të edicionit.
Golat dhe paraqitjet e mira te skuadra spanjolle nuk po mungojnë nga sulmuesi i Kombëtares së Kosovës.
Megjithatë, në Spanjë ka raportime se Mallorca ka vendosur të mos e blejë kartonin e plotë të futbollistit nga Prizreni.
Mallorca ndodhet në “zonën e kuqe” në tabelë për rënie nga elita e futbollit spanjoll dhe kjo raportohet të jetë arsyeja për mosblerjen e kartonit të plotë të Muriqit.
27-vjeçari është paraqitur në 9 ndeshje për Mallorcën, duke realizuar dy gola dhe duke ndihmuar bashkëlojtarët me një asistim.