Vedat Muriqit i është shpërblyer paraqitje e shkëlqyeshme që e bëri në fundjavën që shkoi.
Sulmuesi kosovar i realizoi dy gola kundër Real Valladolidit për t’ia siguruar një pikë Mallorcas në barazimin 3:3.
Dhe, kjo ka bërë që e përditshmja spanjolle “Marca” ta përfshijë “Piratin” në formacionin e javës së 28-të, ndërsa përkrah tij në sulm gjenden edhe Abde dhe Chikwueze.
Muriqi është duke e kaluar një sezon fantastik, ndërsa deri tash i ka realizuar 12 gola në kampionatin spanjoll, krahas dy asistimeve.
Me të në skuadër, ekipi ishullor sipas të gjitha gjasave do ta sigurojë edhe një vit garimin në ligën elitare spanjolle.