Kohëve të fundit është rritur numri i futbollistëve shqiptarë që po aktivizohen në elitën e futbollit italian, Serie A.
Gjegjësisht, ka shumë futbollistë të Shqipërisë dhe Kosovës që luajnë në skuadra të ndryshme në Serie A.
Por, cili është momentalisht futbollisti shqiptar më i paguar në Serie A?
Vendi i parë i takon Vedat Muriqit, i cili te Lazio në vit fiton 2.2 milionë euro.
Ndonëse po luan shumë pak, reprezentuesi i Kosovës fiton më së shumti nga futbollistët shqiptarë.
Tri vendet vijuese i zënë Elseid Hysaj, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani me 1.8 milionë euro pagë vjetore.