Vedat Muriqi në ndeshjen e parë debutuese ka pësuar humbje me skuadrën e Mallorcës në Kupën e Mbretit.
Mallorca u mposht 1:0 nga Rayo Vallecano në takimin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Mbretit.
Mysafirët u mundën me golin e vetëm të shënuar nga Trejo një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u aktivizua nga minuta e parë deri në të fundit në takimin e parë debutues.
Futbollisti shtatgjatë “dardan” ishte lojtari më i vlerësuar te Mallorca, sipas sajtit prestigjioz të vlerësimeve “SofaScore”.
Muriqi u vlerësua me notën 7.3 te Mallorca, ndërsa me notë të mirë u vlerësua edhe bashkëlojtari i tij, Kang in Lee (7.2).
Rayo Vallecano – RCD Mallorca Live Score
Muriqi u transferua vetëm pak ditë më parë te Mallorca në formë huazimi nga Lazio.
Mallorca në fund të edicionit ka mundësinë e blerjes së kartonit të kosovarit.