Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” treguan performancë fantastike sonte në “Fadil Vokrri” duke fituar dhe dominuar ndeshjen.
Pas ndeshjes, Muriqi tha se goli dhe fitorja sonte shkojnë për Fadil Vokrrin, që sot mbushi katër vite që nga ndarja nga jeta.
Sinqerisht në atë moment, nuk e pata mendjen aty, por ndihem shumë mirë dhe krenar. Ky gol dhe kjo fitore shkon për Fadil Vokrrin. Nuk ushtrova deri ditën e ndeshjes. Sinqerisht nuk është dasht me lujt, por në fund vendosa me lujt.
Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C.
Të dielën Kosova e zhvillon “finalen” ndaj Greqisë në Athinë dhe i nevojitet patjetër fitorja.