Muriqi kërkon golin e radhës ndaj Valencias në La Liga, Real Madrid për pikët e plota ndaj Osasunës

Katër ndeshje do të zhvillohen sot në La Liga.

Real Madridi do të përballet me skuadrën e Osasunës, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 16:15.

Madrilenët kanë katër fitore nga 5 ndeshjet e fundit në La Liga dhe sot synojnë që ta sigurojnë katërtën radhazi.

Në ora 18:30, Mallorca e Vedat Muriqit do të përballet me Valencian, me sulmuesin kosovar që kërkon golin e radhës.

Ndeshjet e tjera janë ato mes Cadiz dhe Gironas, si dhe ndeshja mes Sevillës dhe Rayo Vallecano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *