Kosova dhe Rumania do të përballen nesër në Nation League.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
‘Dardanët’ janë maksimalisht të përgatitur për këtë takim, me synime të qarta vetëm për rezultat pozitiv.
Në konferencën para mediave, Vedat Muriqi ishte shumë optimist me deklaratën e tij, duke thënë se janë të lumtur që rikthehen të luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
“Besojmë shumë në “hakmarrje” brenda vijave kufizuese. Nëse e fitojmë 3-pikëshin, do të jetë një goditje shumë e madhe për ta. Me gjithë respektin për kombëtaret tjera, ne dhe Rumania jemi favorit për vendin e parë. E vlerësojmë shumë si kundërshtar Rumaninë, ata e merituan të kualifikohen, kanë lojtarë shumë të mirë. Por me gjithë respektin për Rumaninë, ne do të shkojmë për fitore”, tha Muriqi,