Muriqi: Kënaqësi që kthehem, më kishte munguar fanella e Kosovës

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, që shënoi edh golin e vetëm ndaj Shqipërisë, ka folur pas ndeshjes, duke thënë që kjo ndeshja ka vlejtur shumë.

Ai ka shtuar se është ndjerë mirë pasi i kishte munguar fanella, bashkëlojtarët dhe gjithçka tjetër.

“Me të vërtet u ndjeva shumë mirë. Më kishte marr mali për fanellën dhe shokët e skuadrës. Më ka munguar kombëtarja shumë. Jam duke e marr vetëm fizikisht dhe psikologjikisht. Në ndeshjet e ardhshme do të jetë Vedati më i mirë”.

“Humbjet? Ka ndikuar edhe COVIDI, ka ndikuar në të gjithë botë. Nëse e merr ndeshje për ndeshje, nuk ishim të kujdesshëm dhe na munguan tifozët. Edhe pse janë 12 mijë veta na ndihemi shumë mirë dhe e nxjerr luanin që e kemi brenda vetës në fushë. Shpresoj t’i kthehemi fitoreve më shpejt”.

“Çepele? Nuk e njoh si lojtar. Ishte i mirë. Ardiani, Veseli dhe ky, pastaj edhe ai që doli (Gjimshiti), luajtën mirë. Ishte ndeshje e mirë fizike për të gjithë. Për këtë ndeshje nuk ishte rëndësi rezultati, por kur fiton je i mirë dhe kur humb je i keq”,

“Penalltia? Mund të jetë goditje e lehtë, por kishte kontakt. Emocionet e ndeshjes e bën që ta kërkoj penallti”.

“Lazio? Jo, nuk kam presion. Presioni të shtyn në sukses. Nuk kam presion, kam dy muaj me lëndime, nuk kam kryer përgatitje me klubin. Po e marr vetën fizikisht. Çdo ditë jam mirë dhe goli është pak edhe punë fati. Besoj që edhe goli do të vjen. Nuk është me rëndësi goli, pasi kur fiton është mirë”.

“Shumë ka ndryshime me kampionatin turk. Unë kisha shtatë vite në Turqi. Ambienti, klubi, gjuha, shteti, feja janë të reja. Duhet ta mësoj gjuhën. Besoj se do t’ia arrijë të tregoj vetën”, ka thënë Muriqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *