Vedat Muriqi në një intervistë për emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ka thënë disa fjalë edhe për të ardhmen e tij.
Sulmuesi i Kosovës nuk ka treguar formë të mirë që nga transferimi te Lazio, shkruan Gazeta Olle.
Ai ka zbuluar se nuk është kontaktuar nga askush sa i përket largimit nga klubi italian.
“Largimi? Faktikisht janë spekulime. Nuk më ka kontaktuar askush, as agjenti. Unë e dija që do të ishte e vështirë. Nuk e zgjedh vetëm rrugën e lehtë, e zgjedha më të vështirë, pasi të çon te suksesi. Do të provoj sa të kem fuqi të bëjë edhe këtu”, ka thënë Muriqi.
Sulmuesi i Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur se Igli Tare ishte njëri nga njerëzit kryesor që ndikuan në transferimin e tij te Lazio, pasi drejtori i kishte thënë se edhe nëse të këputet këmba unë do të blija.