Mario Balotelli është pothuajse i larguar nga Brescia. Sulmuesi Italian nuk është lejuar të stërvitet në ditët e fundit dhe problemet me drejtuesit bëjnë që në fund të sezonit të vijë largimi.
Sipas mediave turke interesim për lojtarin ka shfaqur Fenerbaçe që e shikon si pasuesin e Vedat Muriqit. Sulmuesi shqiptar është pranë kalimit te Lazio në Serie A e për këtë arsye skuadra turke ka nisur të mendojë për një lojtar të ri.
Për momentin Emre Belozoglu që sezonin tjetër do të jetë drejtori sportiv e ka mohur një gjë të tillë, por kjo ngelet për t’u parë në merkaton e verës.