Muriqi dhe Uzuni janë gati për Ligën e Kampionëve, nesër zhvillohen ndeshjet e para

Liga më prestigjioze e futbollit në Evropë, Liga e Kampionëve, rikthehet në program ditën e nesërme (e martë).

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, mund të bëjë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me fanellën e klubit italian, SS Lazio.

Lazio do të zhvillojë ndeshjen në shtëpi kundër Borussia Dortmund. Muriqi në fundjavën që shkoi bëri debutimin e tij zyrtar në Serie A, në humbjen e Lazios në udhëtim ndaj Sampdorias me rezultat 3:0.

Një tjetër futbollist shqiptar mund të bëj debutimin në Ligën e Kampionëve. Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni me skuadrën e tij hungareze Ferencvaros do të përballet ndaj gjigantit evropian, Barcelona.

Pa dyshim, njëra nga ndeshjet më interesante zhvillohet në kryeqytetin francez, ku Paris Saint Germaini e pret në “Parkun e Princave” klubin anglez Manchester Unitedit.

Po ashtu në të njëjtën ditë zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Chelseas dhe Sevillas.

Në anën tjetër, Juventusi është mysafir i skuadrës së Dynamo Kyivit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *