Muriqi arrin marrëveshje me Mallorcan, tash duhet të diskutojnë klubet

Vedat Muriqi dëshiron të qëndrojë në Mallorca.

Sulmuesi kosovar i bëri pesë muaj mjaft pozitivë në fanellën e klubit spanjoll, ku ishte huazuar për gjysmë sezoni nga Lazio.

Mediumi spanjoll “OK Diario” shkruan se tashmë është arritur marrëveshja në mes të klubit spanjoll dhe lojtarit kosovar për një kontratë katërvjeçare.

Tash, është e nevojshme marrëveshja në mes të palëve.

Klubi i La Ligas e ka mundësinë e blerjes së kartonit të prizrenasit për 12 milionë euro.

Bisedimet në mes të palëve kanë nisur, ndërsa thuhet se Lazio është e gatshme të zbresë në çmim deri në 10 milionë euro.

Kjo shumë mund të jetë e kapshme për Mallorcan, e cila shpëtoi pa rënë nga liga falë kontributit të Muriqit.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në pjesën e dytë të edicionit 2021/22.

Kurse, në Lazio për një vit e gjysmë i kishte shënuar vetëm dy gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *