Ballkani vazhdon me super paraqitje këtë sezon, duke fituar 5:0 ndaj Drenicës.
Kryetrajneri i skuadrës së Ballkanit, Ismet Munishi, ka mbetur i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e ti në këtë takim, ndërkohë ka theksuar se rezultati final i ndeshjes ishte surprizë për të.
“Ndeshje shumë e mirë dhe me të thënë të drejtën lojtarët që nga minuta e parë iu drejtuan lojës me seriozitet të madh, duhet të theksohet se kemi shumë kualitet brenda skuadrës, kemi lojtarë shumë të mirë dhe sot luajtën mirë, jam jashtëzakonisht i kënaqur, rezultati ishte më i thellë se sa që është pritur ose e kemi merituar, por ky është futbolli”, tha fillimisht Munishi për “Art Sport”.
Më pas tekniku i “portokallinjëve” u ndal të flas edhe për nje fenomen i cili ndodh thuajse në gjithë trevat ballkanike.
“Kur është rezultati 3-0, pastaj lojtarët kanë qejf me shënu secili dhe kjo ndodhë në trevat ballkanike, pasi kemi asi mentaliteti, duhet të luajmë futboll 90 minuta dhe të kemi kujdes, sepse nuk guxon të ndodhe të na bie loja ashtu, por është më shumë tek vetëkenaqesia, jo diçka tjetër”, përfundoi Munishi.