Sot është mbyllur java e 28-të në IPKO Superligën e Kosovës, transmeton Insporti.
Teksa kampionati ka edhe 5 javë për tu përfunduar, situata në vendin tonë me coronavirus është rënduar, gjë që mund të këtë ndikim edhe në sezonin futbollistik.
Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është shprehur se kampionati nuk është dashur fare të rifillojë dhe se pasojat janë duke i vuajtur lojtarët.
“Kampionati nuk është dashur të rinis fare. Nuk është se jemi duke bërë ndonjë gjë që po luajmë, jemi vetëm duke bërë dallavere” – tha ai për Duelin Sportiv në Dukagjin.
“Futbollistët nuk kanë kushte për lojë, 40 gradë dhe bari sintetik, pa mundësi rigjenerimi është çasje e gabuar”.
“Askush nuk jep përgjegjësi për lëndimi e lojtarëve. Kemi bërë hajgare si komunitet sportiv duke thenë se është vetëm grip i thjeshtë. Kampionati është nisur për interesa të disa klubeve të caktuara” – deklaroi ai.