Munishi: Prishtina nuk ishte në nivel kundër 89-shit, po na mungon Kushtrim Gashi

Prishtina dhe Trepça ’89 kanë ndarë pikët duke luajtur 2:2 në ndeshjen e mbetur të javës së nëntë të zhvilluar të mërkurën mbrëma (sonte) në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi tha se ekipi i tij nuk ishte në nivel kundër mitrovicasve.

“Nuk patëm ndeshje të mirë. Nuk ishim në nivel. Duhet ta bëjmë analizën për të parë se çka nuk ka shkuar. Nuk jam i kënaqur. Është evidente mungesa e Kushtrim Gashit, është i pazëvendësueshëm te skuadra jonë. Mba na ka bërë shumë probleme dhe nuk kemi mundur ta ndalim. Edhe qarkullimin e topit nuk e kemi pasur të mirë. Ndoshta pauza na ka bërë dëm, duke luajtur një lojë, duke mos luajtur tjetrën”, tha Munishi për ArtSport.

“Jam shumë i kënaqur me lojtarët e rinj. Prapashtica asistoi te goli i barazimit, por edhe Baholli e Shabanin luajtën mirë. Pavarësisht objektivave që kemi, ne duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Nuk guxojmë të vendosim objektiva. Duke arritur objektivat, duhet t’iu japim hapësirë lojtarëve të rinj”, shtoi Munishi.

Prishtina ka 22 pikë në vendin e tretë. 89-shi me 12 pikë zë vendin e tetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *