Munishi përdori 40 futbollistë te Ballkani, ky ishte futbollisti i preferuar i tij

Asnjë futbollistë i vetëm nuk ka luajtur të gjitha ndeshjet gjatë kohës sa Ismet Munishi ishte trajner i Ballkanit.

Për një sezon e gjysmë sa “Baba” udhëhoqi me Ballkanin ai i dha mundësi talentëve të shumtë të tregonin veten, duke bërë rotacione të ndryshme në formacion dhe duke i dhënë hapsirën e merituar të gjithë futbollistëve.

Munishi ishte në 51 takime prijës i suharekasëve, teksa lojtari që inkuadroi më së shpeshti në lojë ishte Arbër Potoku me plotë 44 paraqitje.

Pas Potokut në listën e më të pëlqyerëve nga trajneri janë edhe: Edvin Kuç me 43 paraqitje, Blendi Baftiu me 42 dhe Armend Rugji me 41 ndeshje të luajtura.

Në total, 40 futbollistë u përdorën nga Ismet Munishi gjatë kohës sa ai drejtoi Ballkanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *