Munishi pas ndeshjes falënderon gjyqtarin Besfort Kasumi!

Kanë përfunduar katër takimet e sotme në IPKO Superligë.

Ballkani ka fituar derbin e sotëm me rezultatin 1:0 ndaj Feronikelit.

Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi tha se klubi i tij hasi në rezistencë si dhe tha se nuk ishte i kënaqur me disa futbollistë të tij.

“Me thënë të drejtën, hasëm në rezistencë të mirë këtu, hoqëm shumë mund për ta fituar këtë ndeshje. Nuk jam i kënaqur me disa lojtarë mirëpo ndoshta sigurisht që presioni e lodhja e kanë bërë të vetën sepse kjo është ndeshja e tretë që e luajmë brenda javës. Sidoqoftë fitorja i mbulon të gjitha. Deshta me theksu se jam borgj se ka pas një lutje para ndeshjes nga klubi që të mos referojë Besforti (Kasumi), unë sot mundem me thon lirisht se Besforti ka referu ndeshjen më të mirë që e kom pa duke referu dhe shfrytëzoj rastin me e falenderu.” tha Munishi për SSK, përcjellë Gazeta Sport.

Me çka nuk ishte i kënaqur Munishi?

“Krijuam disa raste mirëpo nuk isha i kënaqur te pasimi i fundit edhe në pjesën e parë edhe në të dytën.” përfundoi Munishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *