Munishi i cili është kritikuar për lojën e ish-lojtarëve të tij në ndeshje me Guinenë, që Kosova e humbi me rezultat 1:2. Ai i është rikthyer me përgjigje të menjëhershme pas fitores.
Tekniku i Gjilanit në postimin e tij i është drejtuar me një pyetje kritikëve dhe duke shtuar se Hoxha ua msheli gojën të gjithë atyre që mendonin se këta lojtarë nuk e kanë merituar të luajnë për Kosovën.
“E dobt superliga apo. Të lumtë Arber Hoxha jau mshele gojen”, tha ai.
Hoxha, i cili nga gjysma e fushës është nisur duke kaluar edhe dy lojtarë e pastaj e konkretizoj një super-gol, duke ua siguruar një fitore Kosovës ndaj Gambisë.
Dardanët në këtë ndeshje kanë zhvilluar një paraqitje të mirë, ku në pjesën e parë shumë lehtë kanë mundur të jenë në epërsi po të shënonte Daku me roveshat dhe Topalli krejtësisht në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Kosova pati paraqitje më të zbehtë, por arriti ta shënoj golin e merituar të fitores përmes Hoxhës.