Munishi: Nuk i komentoj rastet kontestuese, mëkat që nuk u kualifikuam në Evropë

Ismet Munishi është deklaruar pas humbjes së Ballkanit që pësoi në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës me rezultat 1-0.

Trajneri i skuadrës nga Theradan ka thënë se ata janë skuadra që do shkonin më larg në garat evropiane dhe është mëkat për ta që nuk marrin pjesë.

“Kemi zhvilluar ndeshjet të mira, kemi prodhuar futboll të mirë dhe kemi zbuluar lojtarë të rinj”, ka thënë Munishi për Super Sport Kosova.

“Ne kemi qenë skuadra me orar të ngjeshur, duke zhvilluar ndeshje me pak pushim, por që ne do të marrim vetën”.

“Prishtina ka qenë më e freskët, pasi u largua nga gara për titull më herët dhe ne në të kundërtën kemi luftuar deri në fund për titull. Na mungoi freskia, le të themi”.

“Nuk dua t’i komentojë rastet kontestuese dhe të kemi referim më korrekt. Është mëkat që nuk marrim pjesë në garat evropiane, pasi mendoja se ne do të mund të shkonim më larg”, ka shtuar më tej ai.

Ballkani mund të thuhet se ishte skuadra me futbollin më të bukur në këtë edicion, derisa pak kush e kishte pritur që do shkonin kaq larg. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *