Munishi me parashikim të “çmendur” për Arbërinë!

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka paralajmëruar një Arbëri të fortë në Superligë.

Ai ka thënë që klubi nga Dobraja ka qëndrueshmëri shumë stabile financiare, përcjellë Olle.

Madje sipas tij, Arbëria do të ketë buxhet më të madh se gjysma e elitës.

“Arbëria ka donatorë shumë entuziastë. Unë i njoh sepse para një viti e gjysmë më kanë kontaktuar”, deklaroi Munishi në “Dueli Sportiv”.

“Arbëria ka një qëndrueshmëri të madhe financiare. Unë mendoj që në Superligë do të ketë buxhet më të madh se gjysma e skuadrave tjera”.

Ai ka uruar ekipin kuqezi dhe Besën për inkuadrimin në elitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *