Munishi konfirmon interesimin e Gjilanit për yllin e Besës: Më mirë të vijë tek ne se te Chelsea

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka konfirmuar se skuadra e tij është e interesuar për shërbimet e talentit të Besës, Ardit Tahirit.

Ky i fundit ka realizuar 9 gola në edicionin e kaluar me Besën, ndonëse nuk arritën të mbijetonte në elitë.

Duke folur në emisionin “Ekipi A” në ATV, Munishi ka thënë se Gjilani nuk do të heq dorë lehtë nga Tahiri.

Munishi madje ka thënë se zgjidhja më e mirë për të do të ishte Gjilani, se sa Chelsea.

“Nuk kishte qenë keq me ardh te Gjilani. Më mirë se të luajë te Chelsea. Sinqerisht më dhimbsen talentët në Kosovë se në mënyrën e zhvillimit kanë dështuar. Unë nuk do të heqi dorë nga ai. Do bisedojë me klubin e Besës sepse kanë marrëdhëniet e mira me ta”, deklaroi Munishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *