Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ishte në qendër të vëmendjes gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe jo vetëm, në mediet sportive kosovare.
Munishi shpërtheu me kritika të mëdha pas humbjes nga Prishtina (2:1) dje, me një penallti të dyshimtë në fundin e ndeshjes.
Trajneri kosovar bëri disa reagime në rrjetet sociale gjatë mbrëmjes së djeshme, duke përdorur fjalor aspak të hijshëm për një profesionist si ai.
Por Ismet Munishi ka reflektuar. Ai i ka kërkuar falje të gjithë atyre që janë prekur nga postimet e tij mbrëmë, duke thënë se ishin nën afekt.
Për më tepër, ai ka vendosur t’i jap fund rrjeteve sociale dhe t’i fokusohet familjes së tij dhe klubit të Ballkanit.
Më poshtë postimi i plotë i trajnerit të Ballkanit.