Prishtina dhe Drita kanë barazuar në derbin e javës së tretë e cila ishte shtyrë.
Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 0:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
“Drita ka ekip shumë të fortë, e kemi ditur kënd e kemi përball. Ishte një ndeshje si një përballje shahu dhe pritej vetëm një gol nga dy ekipet për të përfunduar takimi. Po na mungon pasimi i fundit para portës. Duhet ende të punojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë dhe jam i kënaqur me atë që kemi treguar deri më tani”, tha Munishi për ArtSport.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës i takon javës së tretë kampionale, e cila ishte shtyrë për shkak se Ballkani ka luajtur ndeshjet në garat evropiane në tempullin “Fadil Vokrri”.