Ciro Immobile, Thomas Strakosha dhe Lucas Leiva nuk do të jenë në dispozicion të Simone Inzaghit për ndeshjen kundër Juventusit.
Pas kaosit të tamponëve fjalës shpresëdhënëse të trajnerit të Lazios në konferencën për shtyp, nuk mund të bëhej asgjë për për sulmuesin, portierin dhe mesfushorin, që u larguan nga Formello në orët e mëngjesit.
Nga ana tjetër, Luis Alberto duhet të jetë pjesë e lojës, pas negativizimit të ditëve të fundit.
Leiva dhe Immobile kishin luajtur një pjesë kohe në ndeshjen kundër Torinos, të dielën e kaluar, por ishin ndaluar, së bashku me Strakoshën, nga UEFA si përpara ndeshjes kundër Bruges dhe para asaj kundër Zenitit të Shën Petersburgut.
Për shkak të mospërputhjes në rezultatet e tamponëve, Lazio u ishte drejtuar dy laboratorëve të ndryshëm: ai i Romës i kishte nxjerrë të tre pozitive, ndërsa klinika e Avellinos negative. Tani mungesa e të tre lojtarëve kundër Juves është e sigurt.