FC Prishtina ka mirëpritur këtë javë një delegacion zyrtar nga klubi holandez FC Utrecht, si pjesë e përgatitjeve operative dhe të sigurisë për një ndeshje të mundshme evropiane mes dy klubeve, që do të zhvillohej në kuadër të kualifikimeve për UEFA Europa League.
Në krye të delegacionit ishte Stef Van der Weide, menaxher i operacioneve dhe sigurisë në FC Utrecht, së bashku me Laura Jeras dhe anëtarë të tjerë të stafit. Vizita u fokusua në aspektet logjistike dhe të sigurisë që lidhen me zhvillimin e një ndeshjeje evropiane në stadiumin e Prishtinës, përfshirë konfigurimin e stadiumit, fluksin e tifozëve, logjistikën e skuadrave dhe bashkëpunimin me autoritetet lokale.
Kjo përballje potenciale mes Prishtinës dhe Utrecht do të ndodhë vetëm nëse skuadra bardhë e kaltër arrin të eliminojë Sheriff Tiraspolin në fazën e parë kualifikuese të Europa League.