Quique Setien ka dhënë komentet e tij të para mbi përshtypjet e fituara nga stërvitjet e para me Barcelonën.
Setien ka marrë drejtimin e Barcelonës më herët gjatë kësaj jave, duke zëvendësuar Ernesto Valverden.
Ish trajneri i Real Betis ka dhënë disa komente lidhur me seancat e para stërvitore, duke thënë se është tejet i kënaqur me shprehitë e lojtarëve dhe mënyrën se si ata kanë pranuar idetë e reja.
“Java ka shkuar shumë mirë, shumë më mirë sesa kam pritur. Kur shkon në skuadër të re, ka shumë gjëra të pasigurta se si ata do të përgjigjen” ka thënë Setien fillimisht, transmeton lajmi.net.
“Ka gjithmonë një stimulim dhe sheh se ata janë të vendosur. Kam qenë i surprizuar me shprehinë e lojtarëve, mënyrën se si ata kanë pranuar idetë e reja” ka thënë tutje trajneri.
“Jam i lumtur me çdo gjë: punën, kapacitetin e lojtarëve të kuptojnë se çfarë u kërkon. Ka qenë fantastike. Mrekulli” ka shtuar ndër të tjerash Setien.
Quique Setien do të ketë testin e parë kundër skuadrës së Granada, ku nuk pritet që të ketë ndonjë vështirësi për tri pikët.