Akil Gjakova është mposhtur me Ippon nga xhudisti nga Kazakistani, Zhansay Smagulov në Mastersin e Dohas në Katar.
Akili ishte në epërsi me një “Wazzari”, por nuk arriti që ta ruante, duke u mposhtur në sekondat e fundit të duelit.
Paraprakisht, Akil Gjakova kaloi në rrethin e tretë të Mastersit të Dohas, pas fitores kundër xhudistit rus, Denis Iartcev.
Akil Gjakova do të garojë në repesazh për medaljen e bronztë, ku duhet t’i fitojë dy duele.
Kujtojmë se dje Kosova u stolis me tri medalje, një të artë dhe dy të bronzta.