Everton ka mposhtur në shtëpi ekipin e Burnleyt dhe vazhdon pa humbje edhe pas javës së katërt në Premier Ligë.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa djemtë e Benitez e gjetën vetën në disavantazh në minuën e 54 pas golit të Ben Mee. Por, festa e Burnley zgjati vetëm 6 minuta, pasi mbrojtësi Keane barazoi shifrat në minutën e 60.
Andros Toënsend me një supergol në minutën e 65 dhe Gray dy minuta më vonë i dhanë verdiktin final kësaj ndeshje.
Everton gjindet në pozitën e katërt me 10 pikë, ndërsa Burnley në vendin e 18 me vetëm 1.