Moviola e Porto-Juventus, ishte apo jo penallti për CR7 në sekondën e fundit?!

Juventusi është mposhtur 2-1 në fushën e Portos, në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Goli i Chiesa i jep shpresë ekipit të Pirlos në funksion të kthimit të planifikuar për në mars, ku bardhezinjtë do të duhet të të fitojnë.

Një ndeshje e komplikuar për Juventusin, me pjesën e dytë shumë më të mirë, por me dy-tri raste të dyshimta për moviolë. Sipas medias italiane, vend për diskutim ka veçanërisht faulli ndaj Ronaldos në sekondat e fundit të lojës, ku reklamohet një penallti e munguar.

Ja ato pak episode, që kanë shkaktuar diskutime:
9′ – Ndërhyrje e fortë e Zaidu ndaj Chiesa, gjyqtari lejon vazhdimin e lojës në mes të protestave të bardhezinjve. Karton i verdhë i munguar.

70’ – Corona përpiqet të çmendë tifozët e Portos me një roveshiatë të papritur në zonën e Juventusit. Szczesny fluturon për ta devijuar topin në një kënd thuajse të paarritshëm, por sulmuesi vendës ishte jashtë loje. Kjo u konfirmua me të drejtë nga anësori.

94’ – Kontakt në zonën e Portës në sekondën e fundit të ndeshjes. Ronaldo përpiqet të kthehet dhe bie në tokë i markuar nga Zaidu. Gjyqtari e lejon atë të vrapojë midis zhgënjimit të bardhezinjve, i zemëruar dhe në rrezik të një kartoni pas vërshëllimës së fundit të trefishtë. Kontakti është i qartë, ashpërsia duket se ekziston. Pra, një penallti e munguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *