Mourinho zgjedh më të mirin, nuk janë CR7 dhe Messi

José Mourinho, trajneri i Tottenham, dha një intervistë për “Live Score”, në të cilën zgjodhi futbollistin më të mirë në histori, sipas tij. Dhe veçoi një emër jo fort befasues: “Për mua, Ronaldo, braziliani, ishte një talent i pastër. Cristiano dhe Leo Messi kanë qenë në krye të futbollit botëror çdo ditë, prej 15 vitesh, me një rivalitet shumë të gjatë dhe të suksesshëm. Por, nëse flasim rreptësisht për talentin dhe aftësinë, askush nuk e mposht brazilianin. Kur luajti te Barcelona, me Bobby Robson, kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që kisha parë ndonjëherë”.

Mourinho beson se dëmtimet e kushtëzuan “Fenomenin”, që mund të kishte shkuar edhe më tej në karrierë: “Lëndimet vranë një karrierë, që mund të ishte edhe më e pabesueshme, por talenti që kishte Ronaldo në moshën 19 vjeç përbënte diçka të jashtëzakonshme. Nëse flasim ekskluzivisht për talent, askush nuk e tejkalon atë”.

Trajneri portugez dhe ish-ylli brazilian përkuan te Barça, në sezonin 1996-1997. Mourinho është në pritje të rifillimit të stërvitjes dhe Premier League, pas ndalesës që shkaktoi pandemia e “Coronavirus”. Aktualisht, as për njërën dhe as për tjetrën nuk ka asnjë datë rifillimi, pasi urgjenca shëndetësore mbetet kritike në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *