Mourinho zbulon arsyen e acarimit me Dele Allin

Dele Alli ishte një nga lojtarët më të mirë të Tottenham Hotspur në kohën kur skuadra angleze drejtohej nga Pochetino.

Pas ardhjes së Mourinhos në krye të bankinës, 24-vjeçari po kalon një formë të dobët, ku ka humbur totalisht pozicionin e titullarit.

Trajneri portugez e ka bërë të qartë se Dele Alli ka potencial, por është shumë dembel në stërvitje dhe për këtë e ka vështirë ta aktivizojë në fushën e lojës.

Pas një kohe të gjatë pa luajtur nën fanellën e Tottenhamit, Dele Alli u aktivizua ditën e djeshme në ndeshjen e Kupës së Anglisë ndaj Stoke City. Edhe pse pas një kohe të gjatë, Mourinho u acarua përsëri me djaloshin anglez.

Në konferencën për shtyp pas kualifikimit në fazën tjetër të këtij kompeticioni, tekniku portugez tregoi arsyen e mërzitjes.

“ Ndeshja ishte 1-0 për ne dhe ai (Dele Alli) pasoi gabim. Në të vetmin rast për gol ata barazuan. Këto episode nuk i toleroj. Lojtarët e mi duhet të krijojnë aksione, jo problem skuadrës së tyre. Kjo ishte arsyeja që u acarova me të”, ka shtuar Mourinho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *