Sulmuesi i Tottenham u la jashtë skuadrës për fitoren e së enjtes 4-1 ndaj Wolfsberger në raundin e 32-të ë Ligës së Evropës
West Ham është duke kaluar në një formë shumë të mirë për momentin dhe një fitore ndaj tyre do të nënkuptonte shumë për ekipin e drejtuar nga Mourinho.
“Unë dëshiroj që Harry Kane të luajë në çdo ndeshje. Asnjëherë nuk është një mundësi zgjedhje. Unë besoj se ai do të jetë gati për të dielën”, u shpreh Mourinho.
Tutje, portugezi tregon se vendimi për të mos luajtur ka qenë plotësisht i lojtarit, stafi mjekësor është pajtuar me një gjë të tillë.
Rikujtojmë që Spurs dhe Çekanët do të luajnë mes veti të dielën më 21 shkurt.