Jose Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit tek Tottenham Hotspur sezonin e kaluar, vetëm pak ditë para finales së Carabo Cup.
Tottenham Hotspur humbi finalen 0-1 nga Manchester City, teksa ekipin e drejtoi Ryan Mason.
Mourinho, i cili tashmë ka marr drejtimin e Romës, ka thumbuar ish skuadrën e tij, duke thënë se ai fitoi gjysmëtrofeu sezonin e kaluar.
“Ishte një shans për trofe tek një klub i cili nuk fiton shpesh trofe. Nëse më pyetni se sa trofe kam fituar në karrierë do të them që 25 e gjysmë. Gjysma është finalja të cilën nuk e luajta me Tottenham Hotspur” – deklaroi ai.