Mourinho sherr pas ndeshjes me presidentin e Lazios, portugezin e pret një tjetër dënim

Lazio ka fituar derbin e kryeqytetit italian ndaj Romës me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje spektakolare ku përveç golit të shënuar, pati edhe zënka brenda fushës, kartonë të kuq dhe përplasje edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Përplasje ka pasur edhe në dhomat e zhveshjes, ku Gianluca Mancini kishte për të qëruar disa hesape me Alessio Romagnolin dhe Luis Alberton e Lazios.

Por përveç lojtarëve protagonistë u bënë edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho me presidentin e Lazios, Claudio Lotito.

Sapo portugezit e pa Lotiton iu drejtua me fjalët: “Pse shikon?” E menjëhershme përgjigja e numrit një të lacilëve që i kthehet Mourinhos: “Po ti kush je?”.

“Pse shikon?”, pyet Mourinho Lotitton. “Ti pse shikon? Unë jam presidenti i Lazios dhe kjo është shtëpia ime. Kush je ti? Je i skualifikuar, nuk mund të rrish këtu”, ia kthen Lotito.

Më pas në debat ndërhyn edhe drejtori i Romës, Thiago Pinto që e mori në mbrojtje Mourinhon. Gjithsesi, tashmë mbetet për t’u parë nëse do të ketë një tjetër masë për portugezin pasi zbriti në dhomat e zhveshjes.

Mediat e ndryshme në Itali kanë raportuar se Mourinho do të ketë një tjetër dënim, pasi nuk i lejohej të ishte në dhomat e zhveshjes pasi kishte karton të kuq dhe qëndrimi i vetëm ku i lejohej ishte tribuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *