rajneri portugez, Jose Mourinho ka mbërritur në Stamboll të Turqisë dhe tashmë është prezantuar si trajner i Fenerbahces.Rreth 250 mijë tifozë janë duke shikuar “live” në rrjetet sociale legjendën e futbollit europian.
Mourinho tha edhe fjalët e para si trajner i ri i Fenerit: “Ju premtoj, që nga tani, unë ju përkas juve si familje. Fanella e Fenerbahces është sikur lëkura dhe konckat e mia”.
“Faleminderit për dashurinë tuaj për mua. Normalisht një trajner e sheh dashurinë pas ndonjë fitoreje, por unë e shoh këtë dashuri menjëherë. Kjo është një përgjegjësi e madhe”, vazhdoi tutje Jose Mourinho
Kujtojmë që Mourinho te Fenerbahce shkon pasi u shkarkua muaj më parë nga skuadra italiane, AS Roma.