Mourinho po kërkon me ngulm transferimin e Granit Xhakës te Roma

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali dhe të përfundojë te Roma këtë verë.

Xhaka thuhet se ka shanse të largohet nga Arsenali këtë verë ashtu sikurse edhe Willian, Hector Bellerin dhe shumë lojtarë të tjerë.

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, Roma është e interesuar të nënshkruajë Xhakën këtë verë.

Klubi italian thuhet se ka hapur bisedime me agjentët e shqiptarit dhe trajneri Jose Mourinho e dëshiron atë.

Për Xhakën thuhet se interesim kanë shprehur gjithashtu edhe klubet gjermane nga Bundesliga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *