Mourinho merr një tjetër goditje në prag të ndeshjes ndaj Interit

Sipas raporteve të shumta në Itali, anësori i Romës, Stephan El Shaarawy, do të qëndrojë jashtë fushës për të paktën tre javë për shkak të një dëmtimi.

El Shaarawy u zëvendësua dje në pjesën e dytë të Bologna-Roma. Ai iu nënshtrua kontrolleve mjekësore në mëngjes, të cilat evidentuan një dëmtim në pulpin e djathtë.

29-vjeçari do të mungojë në ndeshjen e së shtunës kundër Interit dhe sipas ‘Calciomercato.com’, ai do të qëndrojë jashtë fushës për tre javë.

Kjo do të thotë se ish-ylli i Milanit do të rikthehej në aksion pas pushimit të Krishtlindjeve dhe ai nuk do të luajë më në vitin 2021.

El Shaarawy ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë një asist në 21 paraqitje në të gjitha garat me ‘Giallorossi’ këtë sezon.

Lëndimi i Shaarawyt i’a vështirëson punët Jose Mourinhos pasi portugezi nuk mund të llogaritë as në shërbimet e mesfushorit Lorenzo Pellegrini i cili pritet të mungojë rreth një muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *