Mourinho: Jam shembull i sjelljes së mirë

Jose Mourinho ka thënë se ai është shembull i sjelljes së mirë në pankinë dhe gjithmonë ndëshkohet, për dallim nga disa njerëz tjerë që bejnë gjithçka dhe nuk ndëshkohen fare.

Portugezi ka akuzuar zyrtarët e Premierligës për “standarde të dyfishta” kur bëhet fjala tek sjellja e trajnerëve tek shtabi teknik.

57 vjeçari bëri bujë në media pas lojës ndaj Liverpool, ku e ndali menaxherin e Liverpool, Jurgen Klopp, dhe i tha se ekipi i tij ishte më i mirë.

“Për vite me radhë jam konsideruar si shembull i keq i sjelljes”, tha ai.

“Unë sinqerisht e konsideroj veten si shembull shumë të mirë të sjelljes. Por, unë shoh të tjerët që bëjnë gjëra që unë kurr nuk do ti bëja dhe nuk ndëshkohen për këtë, e di sepse e përjetoj çdo ditë këtë”, tha “The Special One”.

“Kjo ndodhë ndoshta sepse ne nuk flasim”, perfundoi Jose Mourinho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *