Mourinho godet përsëri skuadrën e tij: Futbollistët po luajnë në një nivel shumë të ulët

Jose Mourinho ka goditur përsëri skuadrën e tij publikisht, me portugezin që ka thënë se lojtarët “janë duke luajtur në një nivel shumë të ulët.

Trajneri kontrovers ka zënë titujt e mediave kohëve të fundit, me Rick Karsdorp që më nuk është në planet e tij dhe me Mourinhon që aludoi tek ai duke thënë se “i ka tradhtuar shokët e tij të skuadrës”.

Humori i Mourinhos ishte paksa më i mirë pas barazimit 1-1 kundër Torinos të dielën – me Matic që shënoi gol pasi që Andrea Beloti dy minuta më parë nuk arriti që një penallti ta shndërroi në gol kundër ish klubit të tij – tani ish trajneri i Chelsea dhe Manchester United beson se lojtarët nga kryeqyteti italian duhet ta rrisin nivelin e lojës së tyre.

“Nuk dua të fshihem, kemi disa lojtarë këtu të cilët për momentin janë duke përformuar në një nivel shumë të ulët. Pushimi po vije, do të jetë momenti i duhur për lojtarë të caktuar që ta shohin vetveten dhe të përpiqen të jenë vet-kritik”, tha Mourinho – i cili u ndëshkua me të kuq nga arbitrat në këtë ndeshje.

“Pavarësisht tërë këtyre problemeve, ne jemi një grip i bashkuar. Një skuadër që e humbet penalltinë në minutën e 92-të është zakonisht e vdekur, por jo ne, ne vazhduam. I quaj 20 minutat e fundit ‘minuta shprese’ e që një ditë mund të luajnë bashkë Pellegrini e Dybala”, tha ndër të tjera Special One.

Roma hynë në pushimin para Botërorin në vendin e shtatë në Serie A, edhe pse ata janë vetëm tri pikë më poshtë se top katër.

Mourinho shpreson që të gjithë lojtarët të jenë gati të luajnë në tërë potencialin e tyre kur Roma të rikthehet në aksion më 4 janar të vitit 2023 ku do të luajë kundër Bolognas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *