Tottenham Hotspur do të jenë mysafirë të Shkëndijës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Evropës.
Jose Mourinho, një ditë para ndeshjes ka mbajtur konferencë për shtyp, me anë të aplikacionit ‘Zoom’.
Në këtë konferencë, Mourinho ka sqaruar se ka marrë informacione për Shkëndijën, nga disa vende në Maqedoni.
“Kam marrë informacion në lidhje me Shkëndijën nga disa vende në Maqedoni”, ka deklaruar Jose Mourinho, përcjell lajmi.net.
“Garat në Ballkan janë gjithmonë të vështira, dhe ne e kemi parë atë në Bullgari. Sidoqoftë, ne jemi të gatshëm dhe e di shumë mirë me cilën skuadër do të luajmë në Shkup”.