Jose Mourinho ka thënë se Roma e ngadalësoi veten dhe e lejoi Empolin t’i shënojë dy gola, në fitoren e skuadrës së tij 4:2, vetëm e vetëm për ta bërë ndeshjen më argëtuese për shikuesit.
Roma i shënoi katër golat në pjesën e parë, me Tammy Abraham që shënoi dy herë dhe Nicolo Zaniolo e Sergio Oliveira nga një herë secili.
Por skuadra e Mourinhos ishte e qetë në pjesën e dytë dhe i pranoi dy gola, një nga Andrea Pinamonti dhe një tjetër na sulmuesi i Shqipërisë Nedim Bajrami.
Mourinho u shpreh i lumtur me mënyrën sesi ekipi i tij e mbizotëroi Empolin dhe tha me shaka se shikuesit do ta kishin fikur TV-në nëse Roma nuk do ta kishte ndalur shënimin e golave.
“Po, kemi mundur ta kontrollonim ndeshjen më mirë, por prapëseprapë kjo është arritje e madhe. Nuk është e lehtë të fitosh 4:2 këtu”, tha Mourinho.
“Sa i përket pjesës së dytë, e bëmë për shikuesit. Ata kanë mundur ta fiknin TV-në nëse do ta kishin çuar në 5:0 rezultatin”, shtoi portugezi.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Romës në të gjitha garat dhe e çon atë në vendin e gjashtë në tabelën e Serie A.