Mourinho e ka me gjyqtarët: Roma guxon të fitojë – nganjëherë më vinte turp!

Jose Mourinho nuk i ka përmbajtur kritikat ndaj arbitrave pas barazimit 1-1 me Napolin.

“Roma kërkon të drejtën për t’u lejuar të përpiqet të fitojë ndeshje. Nganjëherë më vinte turp. Dukej e pamundur për të marrë një rezultat pozitiv”, tha Mourinho.

Skuadra e tij barazoi rezultatin në minutat e fundit ndaj Napolit, me anë të El Shaarawyt.

“Festova shumë sepse m’u duk e pamundur gjatë kësaj që të merrnim rezultatin pozitiv”, tha Mourinho për DAZN.

“Kjo nuk është për shkak se ekipi im nuk luajti mirë, sepse ne luajtëm dhe u përmirësuam gjatë lojës, por kisha ndjesinë se do të ishte e vështirë, nëse jo e pamundur, të largohesha nga këtu me një rezultat pozitiv. Kjo është arsyeja pse festova pikën”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *