Mourinho e do Rashicën te Roma

Jose Mourinho ka nisur punën me Romën e tij për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm dhe duket se shqiptarët janë në preferencat e trajnerit portugez.

Një prej tyre është Milot Rashica. Ylli i Werder Bremen do të largohet këtë verë , pas rënies së klubit në Bundelisga 2.

Vlera e Rashicës në këto momente është rreth 15 milionë euro, duke qenë i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm.

Këtë shifër Roma është gati ta ofroj, duke parë cilësitë e 24-vjeçarit, i përshtatshëm për kundërsulmet e Mourinhos falë shpejtësisë së tij.

Konkurrenca për vushtrriasin është e madhe dhe Eintracht Frankfurt ka avancuar më shumë se rivalët.

Roma kërkon edhe Granit Xhakën, ndërkohë që ka në skuadër Marash Kumbullën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *