Motra Ronaldos kundër Sarrit, Juve n’telashe

Juventusi u mposht në finalen e Kupës së Italisë, pas goditjes së penalltive, dhe humbi trofeun e dytë sezonal, pas Superkupës së Italisë.

Një “nokaut” që e vendos trajnerin Maurizio Sarri në bankën e të akuzuarve, sidomos pasi dështoi kundër Napolit të tij.

Tekniku toskan përfundoi edhe në “lupën” e motrës së Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, e cila nuk e kurseu një koment të ashpër në rrjetet sociale, pasi Sarri kritikoi CR7.

Në profilin e saj në Instagram, motra e CR7 shprehu një kritikë ndaj menaxhimit taktik të trajnerit të Juventusit, duke e mbrojtur vëllain: “Çfarë tjetër mund të bësh… Kjo është e gjitha dhe kjo është arsyeja pse thesari im, i vetëm nuk bën dot mrekulli… Unë nuk mund ta kuptoj se si luhet në këtë mënyrë, megjithatë… Mbaje kokën lart, nuk mund të bësh më shumë mbreti im!”.

Një gjë tashmë është e sigurt, marrëdhëniet mes Sarrit dhe Ronaldos nuk do të jenë të njëjta dhe kur diçka ndodh, njëri apo tjetri duket se duhet t’i thonë lamtumirë ‘Zonjës së Vjetër’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *