‘Motori’ i Ballkanit ‘nxeh’ derbin, në ‘Fadil Vokrri’ vetëm për…

 

FC Prishtina dhe Ballkani do ta zhvillojnë ndeshjen kryesore të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, ka zgjuar interesim të madh, andaj pritet të jetë një numër masiv i tifozëve në stadium, raporton Zëri.info.

Ndeshjen në fjalë e ka komentuar edhe ‘motori’ i mesfushës së Ballkanit, Edvin Kuç.

Në një bisedë me Zëri.info, mesfushori boshnjak thotë se skuadra e tij shkon ndeshje pas ndeshje për fitore.

“Ne i respektojmë të gjitha skuadrat. Dhe në çdo ndeshje ne shkojmë me një synim – fitorja”, u shpreh fillimisht Edvin Kuç.

Tutje, mesfushori i Ballkanit ka folur edhe për futbollin e bukur që e luan skuadra e tij.

“Unë mendoj se tashmë kemi dëshmuar se ne luajmë futbollin më të mirë dhe më efiçient në vend”, vlerësoi Kuç për Zëri.info duke treguar edhe synimet e Ballkanit këtë edicion:

“Ende nuk ka mbaruar asgjë, natyrisht. Ka ende shumë ndeshje deri në fund, por ne jemi në rrugë të mbarë për ta arritur synimin tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *