Mosha thjesht një numër – Cristiano Ronaldo sot mbush 35 vjeç

Në fakt, ne guxojmë të themi se nuk ka asnjë lojtar tjetër në histori që mund të performojë në këtë mënyrë deri tani.

Ne nuk kemi dyshim në mendjen tonë se ylli i Juventusit po fillon një kapitull të ri të karrierës së tij, përcjell lajmi.net.

Ai arriti 50 gola me Juventusin pas vetëm një sezoni e gjysmë.

Dy golat e tij kundër Fiorentinës fundjavën e kaluar ishin më se të mjaftueshme për të arritur këtë numër, por ai do të shënojë edhe shumë më tepër.

Cristiano tashmë kishte përjetuar një karrierë mbresëlënëse në të gjitha klubet ku ai luajti.

Gjithashtu, duhet të pranojmë qëndrueshmërinë e tij për të mbetur konkurrues kundër lojtarëve si Lionel Messi.

Asnjë lojtar tjetër në histori nuk do të ishte në gjendje të rivalizonte kaq gjatë dhe për kaq shumë vite argjentinasin.

Të dy lojtarët janë pa diskutim, futbollistët më të mirë që kemi parë ndonjëherë.

Dyshojmë se do të ketë më shumë lojtarë që mund ta arrijnë atë nivel të çmendur, por gjithmonë shpresojmë të gjejmë një tjetër që mund t’i arrijë ata dy.

Shpresojmë që Ronaldo të mund të marrë pushimin e tij të merituar dhe mbase një festë para angazhimit tjetër të Juventusit.

Ju nuk mbushni 35 vjeç shumë shpesh, URIME CRISTIANO!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *