Trajneri i ri i Galatasaray, Okan Buruk ka kërkuar nga Vedat Muriqi të mos nënshkruajë me asnjë skuadër, pasi e do pranë vetës.
Muriqi përfundoi huazimin e shkëlqyeshëm te Mallorca, skuadër që nuk mundi ta blejë shkaku i gjendjes së rëndë financiare.
Tani, Galatasaray është hedhur në sulm për Muriqin, derisa trajneri e ka telefonuar duke i kërkuar të mos nënshkruajë me asnjë skuadër.
“Okan Buruk telefonoi Vedat Muriqin dhe i tha ‘Mos shko të asnjë skuadër, ne do të takohemi te Galatasary”, raporton Footmaç.