Morina merr përgjegjësinë për humbjen: Unë dhe kryetari e dimë se ku është problemi

Arbëria me humbjen që ka pësuar sot ndaj Trepçës ’89 ka bërë në hap shumë të rrezikshëm për mbijetesë.

Arbëria u mposht si vendase nga Trepça ’89 me rezultat 0:1 në sfidën e luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Trajneri i kësaj skuadre, Arbnor Morina ka mbetur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, por jo edhe me rezultatin final të ndeshjes.

“Loja është humbur dhe përgjegjësia duhet të bie te dikush. Unë jam ai që e marrë përgjegjësinë, ndërkohë që unë dhe kryetari e dijmë se çfarë po i mungon ekipit. Lojtarët asnjëherë nuk janë fajtorë, ata po e japin maksimumin nga ndeshja në ndeshje dhe kjo u pa edhe sot. Tragjike ishte humbja e penalltisë, pasi që kemi mundur të shpëtonim diçka nga kjo ndeshje”, deklaroi Morina për “Art Motion”.

Arbëria mbetet në pozitën e parafundit me 27 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *